Si të pastroni në mënyrë të duhur brushën e dhëmbëve?

  • A.P /
  • 27 December 2021 - 14:50
Si të pastroni në mënyrë të duhur brushën e dhëmbëve?

Në këtë mënyrë mund ta pastroni atë më së miri.

Gjurmët e pastës së dhëmbëve dhe baktereve nga goja dhe duart mund të gjenden në furçën e dhëmbëve, dhe nëse furça e dhëmbëve qëndron e ekspozuar ndaj ajrit të hapur të banjës në një gjendje të tillë, ajo do të bie në kontakt me grimcat e ajrit nga tualeti, të cilat mund të përmbajnë baktere të tjera të ndryshme.

Prandaj, dentistët këshillojnë një pastrim të plotë të furçës së dhëmbëve që kërkon pak më shumë përpjekje sesa shpëlarja e thjeshtë me ujë të ftohtë. Si fillim, në vend të ujit të ftohtë, furça e dhëmbëve duhet të shpëlahet mirë me ujë të nxehtë, pasi temperaturat më të larta të ujit do të largojnë bakteret.

Pas një shpëlarjeje të tillë, koka e furçës së dhëmbëve duhet të zhytet në një gotë me gargarë antibakteriale dhe të lihet të zhytet për të paktën dy minuta. Në fund, furça e dhëmbëve duhet të laget me peroksid hidrogjeni të freskët prej 3 për qind, pas së cilës do të krijohen flluska të vogla mbi të.

Pas përdorimit të peroksidit të hidrogjenit, furça e dhëmbëve duhet të kalohet përmes një rryme uji të ftohtë, në mënyrë që të pastrohet mirë dhe të jetë gati për përdorim të ri. 

(Kosova Sot Online)