Përgatitni verë nga hithrat: ju heq qafe problemet shëndetësore që keni

  • E.K /
  • 28 December 2021 - 13:06
Përgatitni verë nga hithrat: ju heq qafe problemet shëndetësore që keni

Ky lëng vendor natyral ndihmon te të thatit në lukth dhe zorrë, tensionimet, sëmundjet e veshkave, problemet me eshtra. Vetitë e hithrave janë të shumta, bimë kjo e cila që moti përdoret në mjekësinë popullore. Por lëngjeve të ndryshme, nga hithrat mund të përgatitet edhe verë shëruese.

Përzieni 10 lugë gjethe të rrënjës së hithrave, një lugë pelin, një lugë dëllinja të shtypura dhe dy lugë gjethe delli. Masën e vendosni në një litër verë të kuqe dhe e lini të qëndrojë për 12 orë. Më pas aty shtoni edhe 4 lugë mjaltë dhe zieni për 30 minuta. E mbuloni më pas dhe e lini të ftohet. Merrni një lugë para shujtës.

(Kosova Sot Online)