Revolucioni i diabetit: Pankreasi artificial do t'u ofrojë jetë normale personave me diabet

  • E.K /
  • 19 January 2022 - 13:43
Revolucioni i diabetit: Pankreasi artificial do t'u ofrojë jetë normale personave me diabet

Një pankreas artificial, i cili personave me diabet u lejon të kenë 'jetë normale', mund të jetë në dispozicion brenda dy vjetëve. Shkencëtarët kanë zhvilluar një pajisje me madhësi sa të "iPhone", i cili monitoron nivelin e sheqerit te pacientët dhe në mënyrë automatike injekton sasinë e nevojshme të insulinës. Produkti revolucionar mund të ngjitet në veshje ku monitoron nivelin e glukozës dhe ofron insulinë kur është e nevojshme gjatë ngjitjes në lëkurë. Kjo mund të jetë një provë për të pasur një jetë më të mirë për rreth 350,000 britanikë që vuajnë nga diabeti, tipi 1 - gjendje e gjatë kjo kur pankreasi ndalon së prodhuari insulinë.

Aktualisht, pacientët që vuajnë nga diabeti duhet t'i injektojnë vetes insulinë, deri pesë herë në ditë, në mënyrë që të shmangin problemet serioze me shëndetin. Por sasia e kërkuar luhatet për çdo ditë varësisht nga ushqimi i tyre dhe aktivitetet që bëjnë, që do të thotë se ata duhet ta monitorojnë sheqerin e tyre në gjak me testet përmes gjakut në gisht, çdo disa orë. Pajisja mund të sjellë veti për mijëra njerëz të cilët vuajnë nga diabeti, tipi 2.

(Kosova Sot Online)