Pelini shëron lukthin dhe pastron helmet

  • E.K /
  • 21 January 2022 - 12:04
Pelini shëron lukthin dhe pastron helmet

Pelini (lat. artemisia absinthium) është bimë me aromë, shumë shëruese, të cilën mund ta përdorni në mënyra të ndryshme.

ÇAJI NGA PELINI

Një lugë të vogël me pelin e përzieni me 2 decilitra ujë të vluar. E mbuloni dhe e lini të qëndrojë për 15 minuta. Pini nga 1-3 gota të tilla në ditë, pas ushqimit. E pini së paku për shtatë ditë rresht, e më pas bëni një pauzë prej shtatë ditësh. Shërben për shumë sëmundje dhe probleme, sidomos për sëmundjet e mëlçisë dhe kundër verdhëzës.

PËR SHPËLARJE TË SYVE DHE VESHËVE

Çaji nga pelini është i dobishëm edhe për shpëlarjen e syve. Nga pelini i shtypur, të përzier me pak mjaltë e hidhni sipër syve, e kjo ndikon në përmirësimin e shikimit. Nëse avulli i pelinit të vluar depërton në veshë, kjo ndikon në pakësimin e dhimbjeve të veshit. MST/ Shurupi i pelinit Dy pjesë të pelinit të copëtuar imët i përzieni me dy pjesë alkool (20 për qind) dhe me tetë pjesë ujë dhe e lini për 24 orë në vend të ngrohtë, duke e përzier shpesh.

(Kosova Sot Online)