Në çfarë mënyre qumështi i sojës ndihmon femrat me vezore policistike?

  • E.K /
  • 24 January 2022 - 10:01
Në çfarë mënyre qumështi i sojës ndihmon femrat me vezore policistike?

Konsumimi i qumështit të sojës mund të mbrojë femrat me sindromën e vezoreve policistike nga sëmundjet e zemrës dhe diabetit, tipi 2, bën të ditur studimi i fundit. Sindroma Policistike e Vezoreve (PCOS) është një sëmundje që shkaktohet prej çekuilibrit hormonal, duke ndaluar funksionimin e vezoreve në mënyrën siç do të duhej të funksiononin. Kjo mundet të shkaktojë probleme në fertilitet, ciklet e rregullta menstruale, akne,shtim në peshë, dobësim të flokut dhe qime shtesë në trup.

Studiuesit pohojnë se komponentët e gjetur në këtë prodhim të sojës mundet ta përmirësojnë zemrën e fermave si dhe shëndetin metabolik. Kjo ndodh për faktin se soja është burim i bimës oestrogjen, që ndihmon në përmirësimin dhe rregullimin e çekuilibrit të hormoneve që është shkaktuar nga Sindroma e Vezoreve Policistike. Sindroma e Vezoreve Policistike është çrregullimi më i zakonshëm te fermat. Kjo shfaqet kur trupi i femrës fillon të prodhojë sasi më të mëdha të testosteroneve dhe hormoneve të tjera seksuale. Femrat që vuajnë nga kjo gjendje, rrezikojnë të shkaktojnë probleme të tjera shëndetësore, përfshirë diabetin dhe sëmundjet koronare të zemrës.

(Kosova Sot Online)