Qe pse s'duhet të pini kurrë cigare menjëherë pas bukës

  • E.K /
  • 26 January 2022 - 08:48
Qe pse s'duhet të pini kurrë cigare menjëherë pas bukës

Shumë persona kanë dëshirë që menjëherë pas bukës të ndezin një cigare.

Sidomos në vendin tonë kjo dukuri është e pranishme tek shumë persona.

Por, një gjë të tillë nuk duhet ta bëni kurrë pasi rrezikoni seriozisht shëndetin tuaj.

Sipas ekspertëve, nëse pini cigare menjëherë pas bukës i dëmtoni seriozisht mushkërit tuaja.

Nëse pini duhan, prisni të paktën një orë pas ngrënies për të ndezur një cigare. Nikotina prezente tek duhani lidhet me aksesin  e oksigjenit në tretje, duke bërë që trupi të thithë më shumë elemete kancerogjene se normalja.

Sipas studimeve, një cigare menjëherë pas buke është sa dhjetë cigare njëherësh. Gjithashtu rrit shanset e kancerit të zorrëve dhe mushkërive. 

(Kosova Sot Online)