Provoni këto eliksire me të cilat sigurisht se do të humbni në peshë

  • E.K /
  • 28 January 2022 - 10:55
Provoni këto eliksire me të cilat sigurisht se do të humbni në peshë

P ër të rregulluar trupin tuaj nuk keni pse të vuani urie, mjafton të hani në sasi normale, të lëvizni sa më shumë dhe të pini sa më shumë nga lëngjet e cekura më poshtë.

ÇAJ TË GJELBËR

Çaji i gjelbër ka veti të shumta shëruese, e humbja e shpejtë në peshë është njëra prej tyre. Një gotë në ditë e këtij çaji bën që organizmi juaj të ketë sasinë e duhur me antioksidues, të cilët pastrojnë organizmin dhe shkrijnë yndyrën shtesë.

LËNGJET E FRESKËTA TË SHTRYDHURA

Këto lëngje janë burim i mirë nëse dëshironi ta pastroni organizmin tuaj nga helmet, e me vetë këtë edhe të hiqni dorë kilogramët shtesë. Lëngjet e shtrydhura mund t'i përgatisni nga pemët dhe perimet, e më të mirat janë agrumet, si dhe ushqimet pasura me fibra, si karota ose mollët.

LËNGU I DARDHËS

Është lehtë ta përgatisni, e shumë i pasur me vitamina dhe minerale. Përmban sasi të madhe me vitamina C, e pos se ndihmon në humbjen në peshë, njëkohësisht shton edhe sasinë fizike të energjisë. Të njëjtin efekt për trupin ka edhe lëngu nga boronicat.

(Kosova Sot Online)