Pija që përmirëson shikimin dhe kthen ngjyrën e flokëve

  • E.K /
  • 31 January 2022 - 09:57
Pija që përmirëson shikimin dhe kthen ngjyrën e flokëve

Nëse e përdorni këtë pije, përpos që do t'ju përmirësohet shikimi, do t'ju kthehet edhe ngjyra natyrore e flokëve dhe pamja e përgjithshme e lëkurës.

PËRBËRËSIT

200 gramë vaj të farave të lirit; - 4 limona të mesëm; - 3 thelpinj të vegjël të hudhrës; - 1 kg mjaltë.

PËRGATITJA

Qitini hudhrën dhe limonin në bluarës dhe bluani. Mos harroni që t'i qëroni vetëm dy limonë para se t'i vendosni në bluarës. Më pas, shtojeni vajin e farave të lirit dhe mjaltin dhe përsëri përzieni. Qiteni këtë masë në një enë të qelqtë dhe mbylleni mirë me kapak. Mbajeni në frigorifer.

PËRDORIMI

Konsumojeni një lugë të përzierjes gjysmë ore para buke. Përdoreni vetëm lugën e drunjtë. Duhet konsumuar tri herë në ditë.

(Kosova Sot Online)