Bima që pengon kariesin dhe rënien e dhëmbëve

  • E.K /
  • 31 January 2022 - 10:06
Bima që pengon kariesin dhe rënien e dhëmbëve

Tre filxhanë çaj në ditë do ta zvogëlojë nevojën për të shkuar te dentisti. Çaji i zi është efikas kundër baktereve që shkaktojnë karies dhe sëmundje të mishit të dhëmbëve. Ekspertët thonë se tre filxhanë të çajit të zi në ditë i mbajnë dhëmbët në gjendje të mirë, duke zvogëluar ndjeshëm rrezikun nga kariesi.

Analiza e disa studimeve ka vënë në pah se çaji i zi lufton dy lloje të baktereve - Streptococcus mutans dhe Lactobacillus - të cilat lidhen me paraqitjen e kariesit dhe sëmundjeve të mishit të dhëmbëve. Është parë se doza më efikase është tre filxhanë çaji në ditë, thotë udhëheqësja e studimit, dr. Carrie Ruxton. Çaji i zi lufton kariesin edhe nëse atij i shtoni sheqer. Edhe çaji jeshil e ka të njëjtin efekt.

(Kosova Sot Online)