Besojeni ose jo, kjo bimë ka aftësinë të përmirësojë plotësisht gjumin tuaj!

  • E.K /
  • 05 February 2022 - 09:26
Besojeni ose jo, kjo bimë ka aftësinë të përmirësojë plotësisht gjumin tuaj!

Ekziston një bimë e veçantë që ka një aftësi “të rrallë” që mund të transformojë gjumin tuaj, nëse e mbani në dhomën tuaj të gjumit. Po po! Ajo njihet me emrin “bima e gjarpërit”.

Ndryshe nga bimët e tjera, ajo lëshon të gjithë oksigjenin e saj gjatë natës, kështu që ju merrni një sasi ‘shtesë’ të oksigjenit.

Të kesh furnizim të bollshëm me oksigjen gjatë gjumit të ndihmon të dremisësh më mirë dhe përmirëson vigjilencën për ditën e nesërme.

Nivelet më të ulëta të oksigjenit mund të rezultojnë në dhimbje koke kur zgjoheni, dhe nivelet më të larta inkurajojnë trurin të qëndrojë në gjumë më të thellë dhe më restaurues, sipas studimeve.

Bima e gjarprit rritet kryesisht në të gjithë Afrikën, në kushte shumë të thata. Ajo është mësuar në vende kaq të nxehta saqë gjatë ditës i mban të gjitha poret e saj plotësisht të mbyllura, në mënyrë që të mos humbasë ujë nga avullimi. Kur temperatura ftohet gjatë natës, poret e saj hapen, duke liruar të gjithë oksigjenin që mban brenda.

Për çdo 150 gram bimë, çlirohen 32 gram oksigjen – çdo ditë një i rritur konsumon rreth 550 litra oksigjen.

Gjithashtu. kjo bimë largon kimikatet e dëmshme nga ajri! Bëni mirë ta merrni nëpër shtëpitë tuaja.

(Kosova Sot Online)