Miliona njerëz mund të kursehen nga injeksionet e përditshme, duke marrë një pilulë të vetme me insulinë

  • E.K /
  • 09 February 2022 - 12:21
Miliona njerëz mund të kursehen nga injeksionet e përditshme, duke marrë një pilulë të vetme me insulinë

Një pilulë me insulinë që do të shpëtojë miliona njerëz që vuajnë nga diabeti, është një hap pranë realitetit. Janë rreth 420 milionë njerëz në mbarë botën që vuajnë nga diabeti ndërsa janë rreth 3.7 milionë raste të vdekjeve që ndodhin si pasojë e kësaj sëmundje. Kështu tregojnë shifrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Janë dy lloje të diabetit, që shkaktohet si pasojë e qarkullimit të nivelit të lartë të sheqerit në gjak, që më pas shkakton dëmtimin e organeve që mund të jetë fatale.

Tipi 1 është çrregullim autoimun, përderisa tipi 2 diagnostikohet më vonë në jetë. Të gjithë ata me tipin 1, duhet që për çdo ditë ta injektojnë veten me insulinë. Injektimi i përditshëm mund të jetë i mërzitshëm - por tani, shkencëtarët besojnë se mund të ketë zbuluar një mënyrë më pak të dhimbshme për mënyrën se si duhet rregulluar hormonet. Ata kanë zhvilluar një ilaç dhe një mënyrë të re, këtë përmes mënyrës orale, pa shiringë. E, shkencëtarët kanë zhvilluar një pilulë me insulinë, të cilën vetëm duhet ta përpini, e kjo është një pilulë revolucionare.

(Kosova Sot Online)