A keni probleme me gjumin?

  • A.P /
  • 10 February 2022 - 14:47
A keni probleme me gjumin?

Insomnia (pagjumësi) është një lloj çrregullimi i gjumit. Individët me insomnia e kanë të vështirë të bien në gjumë, të qëndrojnë në gjumë ose të dyja.

Vështirësitë e gjumit ndodhin të paktën tre netë në javë për të paktën 3 muaj. Njerëzit që përjetojnë insomnia zakonisht raportojnë të paktën një nga këto simptoma:

- zgjimi shumë herët në mëngjes
- gjumë jo i mirë
- probleme për t’i zënë gjumi ose për të qëndruar në gjumë

Këto simptoma tmund të çojnë në simptoma të tjera, duke përfshirë:

- lodhje
- ndryshime të humorit
- nervozizëm

Ka trajtime farmaceutike dhe jofarmaceutike për pagjumësinë, por kura e duhur përcaktohet nga mjeku që ndjek rastin. Mund të rekomandohet gjithashtu trajnim për higjienën e gjumit. Ndonjëherë, sjelljet që ndërhyjnë te gjumi shkaktojnë insomnia. Meditimi është gjithashtu një metodë natyrale, e lehtë dhe pa ilaçe për trajtimin e këtij çrregullimi.

Ndryshime të tjera përfshijnë:

- shmangia e pijeve me kafeinë afër kohës së gjumit
- shmangia e ushtrimeve para gjumit
- minimizimi i kohës së shpenzuar në shtrat kur nuk keni ndërmend të flini

Alternativë tjetër është edhe aromaterapia – vajrat esencialë që mund t’ju ndihmojnë të flini janë kamomili, dru kedri, livando, dru sandali, neroli dhe portokall.

(Kosova Sot Online)