Kështu duken thonjtë tuaj nëse keni probleme me zemrën (Foto)

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 13:11
Kështu duken thonjtë tuaj nëse keni probleme me zemrën (Foto)

Mund të duket paradoksale, por trupi ynë na paralajmëron për ekzistencën e problemeve shëndetësore të fshehura në organet vitale si zemra, duke i shfaqur ato në thonjtë.

Sipas një studimi përkatës, vijat e holla, të kuqërremta apo kafe që shfaqen poshtë thonjve janë shpesh shenjë e endokarditit.

Çfarë është endokarditi?

Termi endokardit përshkruan infeksionet e endokardit, pra murit të brendshëm të zemrës.

Ku shkaktohet?

Zakonisht shkaktohet nga bakteret ose mikroorganizmat e tjerë që barten në zemër nga pjesë të tjera të trupit, si goja dhe përhapen përmes gjakut. Nëse nuk trajtohet, endokarditi mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme në valvulat e zemrës.

(Kosova Sot Online)