Fuqia e mentës

  • E.K /
  • 04 March 2022 - 12:17
Fuqia e mentës

Derisa moti i nxehtë po vazhdon, është mirë të freskoheni me lëngje të shëndetshme. Menta pos se ka aromë të këndshme, ofron edhe veti të tjera të dobishme për shëndetin.

SHTESË E HATASHME NË GJELLË DHE PIJE

Kush nuk ka provuar çajin nga menta? Kjo bimë me aromë të këndshme ofron çajin, që mund ta pini të nxehtë dhe të ftohtë. Mund t'jua shtoni edhe gjellëve, si dhe sallatave.

ZBUT NGËRÇET GJATË CIKLIT MENSTRUAL

Ekspertët sugjerojnë të përdorni balsam ose vajin eterik të mentës, sepse nëse lyeni kokën apo qafën zbut dhimbjet e kokës dhe relakson muskujt. Nëse vuani nga ngërçet menstruale, përgatitni çajin nga menta.

PËRMIRËSON KUJTESËN

Nëse kohëve të fundit ju duket se po harroni gjërat, atëherë keni nevojë për forcim natyral. Në aromaterapi, vaji i mentës përmirëson kujtesën. Hidhni disa pika vaj në banjë ose derisa bëni dush.

(Kosova Sot Online)