Ilaçi nga kuzhina, 100 herë më i fortë se antibiotiku

  • E.K /
  • 05 March 2022 - 13:29
Ilaçi nga kuzhina, 100 herë më i fortë se antibiotiku

Studimi nga universiteti në Uashington ka dëshmuar se një ushqim i shëndetshëm shumë më mirë shëron helmimin nga ushqimi se sa antibiotiku. Bëhet fjalë për hudhrën, më saktësisht për përbërësit e saj "dialil sulfit", që është 100 herë më i fortë se antibiotikët si pasojë e helmimeve me ushqim.

Hudhra parandalon përhapjen e bakterit "kampilobakter", një nga bakteret më të shpeshta që shkakton helmimin në ushqim. Një tjetër studim dëshmon po ashtu se hudhra shton nivelin e përgjithshëm të antioksiduesve në trup. Hudhra konsiderohet si ushqimi më i fortë që na e dhuron natyra. Është ushqim kyç edhe te ushqimi mesdhetar, prandaj njerëzit jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm me këtë mënyrë të ushqimit.

(Kosova Sot Online)