Ndiqni këto këshilla nëse nuk mund të flini pasi zgjoheni natën

  • G.G /
  • 03 May 2022 - 08:46
Ndiqni këto këshilla nëse nuk mund të flini pasi zgjoheni natën

Kur zgjoheni gjatë natës, mos e shikoni orën , veçanërisht jo në telefon. Jo vetëm që ky ekspozim ndaj dritës blu mund t’ju mbajë zgjuar më gjatë, por varësisht se sa është ora, mund të filloni të ndiheni të frustruar duke mos bërë gjumë të mjaftueshëm.

Nëse zgjoheni gjatë natës, ngrihuni nga shtrati

Qëllimi i ngritjes është të kuptoni se shtrati nuk është një vend për t’u rrotulluar dhe për t’u torturuar për të fjetur. Domethënë, sa më shumë të përpiqeni që të bini në gjumë, aq më shumë mendja juaj do ta lidhë shtratin me atë mungesë pushimi. Është gjithashtu e rëndësishme të errësoni plotësisht dhomën para se të shkoni në shtrat. Nëse edhe një rreze drite nga rruga hyn në dhomën tuaj, mund të jetë diçka që do t’ju zgjojë. Ftoheni dhomën për të qenë më komode dhe fikni pajisjet elektrike.

Si të parandaloni zgjimet e natës?

Provoni të shkoni në shtrat më vonë. Edhe pse tingëllon e çuditshme dhe të gjithë zakonisht ju këshillojnë të shkoni në shtrat më herët, kjo mund të jetë një strategji e mirë nëse keni probleme për të fjetur apo edhe për t’u zgjuar herët në mëngjes.

Nëse nuk ndiheni të përgjumur, përpjekja për të detyruar veten për të fjetur mund t’i përkeqësojë gjërat. Është shumë më mirë të shkoni në shtrat kur jeni vërtet të përgjumur.Jo vetëm që do të jeni në gjendje të bini në gjumë më shpejt, por do të keni më pak zgjim.

(Kosova Sot Online)