Superushqimet që luftojnë kancerin

  • E.K /
  • 10 May 2022 - 10:51
Superushqimet që luftojnë kancerin

Nga mbrojtja e shikimit e deri te ndihma për humbje në peshë dhe në parandalimin e diabetit këto ushqime ofrojnë veti të shumta shëruese.Këto ushqime kanë diçka të përbashkët, të gjitha e luftojnë kancerin.

BROKOLI

Sipas studimeve, vetëm disa porcione me brokol secilën javë mund t'ju mbrojnë nga kanceri i prostatës. Besohet se substanca "isothiocyanate", në brokol, ofron ndryshime gjenetike që aktivizojnë disa gjene që e luftojnë kancerin.

MANAFERRAT

Shumë studime kanë dëshmuar për vetitë shëruese të manaferrave kur bëhet fjalë për kancerin. Dredhëzat dhe boronicat posedojnë një përbërës unik të quajtur acidi elagjik, që ka fuqinë e parandalimit të kancerit në fshikëz, ezofag, lëkurë, mushkëri dhe gji.

QEPËT

Qepët janë të pasura me antioksidues që parandalojnë oksidimin e aminoacideve në trupin e njeriut - janë ushqim i hatashëm prebiotik. Sipas një studimi qepët po ashtu posedojnë efekte të forta kundër kancerit. Qepët ulin rrezikun nga kanceri në fyt dhe ai në vezore.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili mund të përdoret për çështje të ndryshme që ndërlidhen me shëndetin - përmirëson tretjen, heq dhimbjet dhe forcon sistemin imun, redukton inflamacionet te njerëzit e prekur nga osteoartriti. Studimet tregojnë se xhenxhefili ka mundësinë e luftimit të tumoreve, është më efektiv kundër kancerit në krahasim me ilaçet.

DOMATET

Sipas "American Institute for Cancer Research" (AICR), domatet janë të pasura me karotenoide dhe janë burim për vitamina A dhe C, derisa një ushqim i pasur me këta përbërës ul rrezikun nga kanceri në fyt, gojë, mushkëri. Domatet posedojnë edhe vitamina C, që luajnë rol në formimin e kolagjenit.

KËRPUDHAT

Faktet e gjetura tregojnë se kërpudhat janë midis ushqimeve më të fuqishme që shërbejnë në parandalimin e kancerit. Disa lloje të kërpudhave kanë efekt të drejtpërdrejtë kundër viruseve dhe tumoreve, disa bllokojnë tumoret dhe nxisin vdekjen e qelizave malinje.

(Kosova Sot Online)