Shtoni 1 lugë nga ky përbërës në gotën e ujit, rezultatet në pak kohë do t’ju befasojnë

  • E.K /
  • 21 May 2022 - 14:20
Shtoni 1 lugë nga ky përbërës në gotën e ujit, rezultatet në pak kohë do t’ju befasojnë

Uji detoks nuk është vetëm një mënyrë kalimtare për tu kujdesur për trupin. Studimet tregojnë se ndihmon vërtet trupin tuaj të heqë qafe toksinat, të humbasë peshë dhe të rrisë nivelet e energjisë.

Por ka edhe disa përbërës efektivë për këto pije, përveç limonit dhe xhinxherit, që mund t’i gjeni lehtësisht në shtëpi.

Ujë me hudhër

Receta:

Merrni 2 copa hudhër dhe pritini në feta.

Prisni për 10 minuta dhe më pas përziejini ato me 500 ml ujë.

Lëreni të qëndrojë për të paktën 2 orë.

Ujë me mollë dhe kanellë:

Receta:

Bëni me feta 2 mollë. Shtojini ato, së bashku me 2 shkopinj kanelle, në një kanë me ujë.

Vendosini në frigorifer për një orë më pas mund t’i konsumoni

Ujë me kastravec dhe akull:

Receta:

Prisni një kastravec në copë të vogla, shtojini akuj dhe ujë dhe pak nenexhik.

Ujë me piper të zi:

Receta:

Merrni përbërësit e mëposhtëm:

gjysmë lugë gjelle kokrra piperi të zi, 1 lugë xhinxher, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 limon dhe 2 gota ujë.

Përzieni bashkë piperin xhinxherin dhe mjaltin.

Zieni ujin dhe hidheni në gota. Shtoni një lugë gjelle të përzierjes në një gotë ujë. Shtoni lëngun e gjysmës së limonit (nëse ju pëlqen limoni). Mos prisni derisa të bëhet ftohtë. Pijeni të ngrohtë.

(Kosova Sot Online)