Përgatiteni vetë ilaçin natyral që shëron bakteret, problemet me prostatë, reumën

  • E.K /
  • 24 May 2022 - 11:04
Përgatiteni vetë ilaçin natyral që shëron bakteret, problemet me prostatë, reumën

Dy vetitë shëruese më të mëdha të limonit janë efekti antibakterial dhe kundër viruseve. Kur bashkohen limoni dhe majdanozi dhe i shtohet edhe vaji i ullirit fitohet një ilaç fantastik kundër të gjitha baktereve, sidomos kundër "Escheriche coli". A ju nevojitet edhe juve një ilaç kundër baktereve, sidomos kundër "Escherichia coli"?

Për këtë i hatashëm është kombinimi me limon dhe majdanoz. Duhet shtuar pak vaj ulliri dhe mjaltë. Nëse diçka mund të quhet burim I shëndetit, ky është majdanozi. Ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve: nga inflamacioni i prostatës, deri te ënjtja e këmbëve, reumatizmi, mbipesha, dhimbjet e eshtrave …

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM

- 250 gr rrënjë majdanoz; - 250 gr limonë me lëvore; - 250 gr mjaltë; - 2 dcl vaj ulliri. Mjalti të jetë organik, e limonët t'i pastroni mirë. Limonin më pas e ndani në gjysmë. Hiqni farat. Rrënjën e majdanozit duhet shpëlarë. Në blender së bashku vendosni limon, majdanoz, mjaltë, vaj ulliri dhe i përzieni mirë. Do të fitoni një masë, që e futni në kavanozin prej qelqit prej 250 gr. E ruani në frigorifer. Merrni nga një lugë para kafjallit dhe darkës.

(Kosova Sot Online)