Tartufi, “Diamanti i kuzhinës” me veti kuruese

  • E.K /
  • 18 June 2022 - 15:09
Tartufi, “Diamanti i kuzhinës” me veti kuruese

Emri shkencor: Tuber magnatum pico (tartufi i bardhë) dhe Tuber melanosporum (tartufi i zi).

Familja: Tuberaceae.

Tartufi është një lloj kërpudhe që rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të egër. Ai është me ngjyrë të zezë ose të bardhë nga jashtë dhe me mish të bardhë nga brenda, që kur rritet bëhet i errët. Zakonisht rritet në tokë ranore dhe nuk ka as rrënjë, as gjedhe, as degë. Kjo specie është në formën e zhardhokut dhe e merr ushqimin nga rrënjët e bimëve të tjera. Për gjetjen e tij nevojiten qentë e stërvitur mirë. Gjenden disa lloje të tartufit, por më të njohurit janë: Tartufi i zi, tartufi i bardhë italian, tartufi i zi francez, tartufi i shkretëtirës, ai Evropian, i verës, kinez, Tirmania pinoyi, etj.

Origjina e tartufit është Evropa Lindore, ai gjendet edhe në Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Në kuzhinën italiane ai është quajtur si ‘diamanti i kuzhinës’ për shkak të shijes, aromës dhe vlerave ushqyese. Aroma e tyre varet nga bima ku ata zhvillohen. Tartufi më i shtrenjtë është ai që rritet në rrënjët e lisit, ku 1 kg mund të shkojë nga 1000 deri në 5000 Euro. Tartufët janë përdorur për të përsosur shijen e mishit, peshkut, supave, lëngut të pulës, në salca të ndryshme, por mund të konsumohen edhe të freskët. Për herë të parë Tartufi është përshkruar nga natyralisti Italian Carlo Vittadini në vitin 1831. Tartufi i zi shpesh ngatërrrohet me tartufin komercial kinez, por nëse i studion, dallimi është i qartë.  Spanja zë vendin e parë në botë për prodhimin e tartufit, e pasuar nga Franca dhe Italia.

Elementët përbërës: Oligosaccharide, steroids, anthocyanine, pheromones, carotenoide and flavonoide. It also comprises of volatile organic compounds such as butanedione, methylthiomethane, hexenone, butyrate, dimethyl-sulfide and -bisulfide, ethyl-,methyl- and propylphenole. Magnesium, potassium, carbohydrate, dietary fiber, protein, calcium, iron, vitamin, D, B-6, amino acids, terpenoids and sterols.

Dobitë shëndetësore të Tartufit

– Përmban elementë anti-kancer.

– Përfocues dhe energjik.

– Lufton sëmundjet kardiovaskulare.

– Lufton diarrenë dhe kapsllëkun.

– Redukton lipidet (acidet yndyrore) të gjakut.

– Ndihmon në kurimin e çrregullimeve të gjumit.

– Lehtëson dhimbjet reumatike.

– Përmirëson shëndetin seksual.

– Parandalon çekuilibrin hormonal tek femrat.

– Parandalon çrregullimet në prostatë.

– Forcon indet e lëkurës dhe sytë.

– Shpesh quhet molekula e lumturisë, sepse ka efekt pozitiv në humor, oreks, qetësimin e dhimbjeve dhe për kujtesën.

Kujdes!

– Nuk këshillohet për gratë shtatzëna, as për fëmijët nën 2 vjeç.

(Kosova Sot Online)