Dy medikamentet që përdoren për diabetin po shfaqin rezultate të mëdha ndaj obezitetit!

  • G.G /
  • 20 June 2022 - 13:19
Dy medikamentet që përdoren për diabetin po shfaqin rezultate të mëdha ndaj obezitetit!

Dy ilaçe të përdorura për të kontrolluar diabetin, semaglutide dhe liraglutide, kanë treguar një funksion të jashtëzakonshëm pikërisht në humbjen e peshës, nëse përdoren doza më të larta. Kështu, medikamenti i parë ka arritur të shënojë ulje deri në 15 % të rasteve të obezitetit dhe suksesi i jashtëzakonshëm i këtij medikamenti ka qenë në ShBA.

Meqënëse pati kaq shumë sukses, kompania farmaceutike Novo Nordisk, ka mbetur pa asnjë ilaç stog pas shitjeve të shumta.

Këto ilaçe janë një “imitim” i inkretinave, hormoneve që trupi ynë prodhon kur hamë. Ndër të tjera, ato favorizojnë prodhimin e insulinës nga pankreasi dhe ulin nivelin e glukozës në gjak, gjë që i bën ato një alternativë të mirë për trajtimin e diabetit. Jo vetëm kaq por këto medikamente, gjithashtu ulin oreksin, duke zgjatur ndjenjën e ngopjes. Në Spanjë, liraglutide dhe semaglutide përdoren në fakt për diabetin, por jo për obezitetin.

Medikamente të tilla mund të marrin një publicitet të madh, edhe pse çmimi i tyre është qindra euro në muaj.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se këto medikamente janë të indikuara vetëm për personat tek të cilët mbipesha mund të konsiderohet sëmundje dhe jo problem estetik. Cristóbal Morales, një endokrinolog në Spitalin Virgen Macarena në Sevilje dhe anëtar i Shoqatës Spanjolle të Obezitetit (SEEDO), pranon se, në vende si Brazili, “shitja e barnave për të humbur peshë është shumë e madhe” dhe paralajmëron se “tashmë obeziteti mund të shihet sikur të jetë një problem estetik dhe harrohet se janë të nevojshme ndërhyrje të shumta në stilin e jetesës”.

(Kosova Sot Online)