Mjalti i thartë me rrikë kundër bronkitit dhe astmës

  • E.K /
  • 13 July 2022 - 10:02
Mjalti i thartë me rrikë kundër bronkitit dhe astmës

Në mjekësinë popullore mjalti që moti përdoret si preparat për forcimin e organizmit dhe shërimin e shumë sëmundjeve. Pasi është zbuluar efekti antibiotik i ngjashëm me penicilinën, si dhe aftësia e furnizimit të zorrëve me baktere të mira, rrika ka ngjallur vëmendjen edhe të mjekësisë moderne. Është vërtetuar se rrika dezinfekton, qetëson kollën, ndihmon te gripi, dhimbjet e fytit, bronkiti, astma dhe inflamacionet e mushkërive.

MJALTI I THARTË ME RRIKË - PËRBËRËSIT

4-5 lugë rrikë të gërryer, 2 dl uthull molle, Mjaltë.

PËRGATITJA DHE KONSUMIMI

 Rrika e freskët e gërryer të mbulohet me uthull të mollës, ta vloni derisa rrika të zbutet. Uthullën e procedoni, shtoni sasi të barabartë të mjaltit dhe vloni përsëri. Ngadalë vloni derisa masa të trashet, e më pas përzieni rrikën. Masën e vendosni në kavanoz, e mbyllni mirë. E konsumoni në mëngjes dhe në mbrëmje nga një lugë.

(Kosova Sot Online)