Përzieni lëngun e portokallit me miell, për lëkurë të përsosur të fytyrës

  • E.K /
  • 13 July 2022 - 09:57
Përzieni lëngun e portokallit me miell, për lëkurë të përsosur të fytyrës

Lëngu i portokallit është i pasur me sasi të madhe të vitaminës C. Me ndihmën edhe të miellit, këta dy përbërës bëjnë një maskë të hatashme për fytyrën. Do të duhej ta provoni gjithsesi. Mbani mend, duhet të përdorni vetëm lëngun e freskët të shtrydhur nga portokalli.

Nevojitet lëngu nga gjysma e portokallit si dhe tetë lugë miell. Pasi ta keni shtrydhur lëngun nga portokalli, shtoni miell po aq sa ju nevojitet për të pasur një përzierje, një masë të trashë. Maskën e fituar nga kjo përzierje e hidhni në fytyrë, dhe e lini që të veprojë për njëzet minuta. Fytyrën më pas e shpëlani me ujë të vakët.

(Kosova Sot Online)