Ushqimet e gatshme dëmtojnë rëndë funksionet e trurit

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 16:19
Ushqimet e gatshme dëmtojnë rëndë funksionet e trurit

Sipas studimeve të fundit ushqimet e përpunuara mund të shkaktojnë rënie të konsiderueshme të funksioneve të trurit dhe sëmundje të tjera kancerogjene.

Studiuesit paralajmërojnë se ushqimet e gatshme dhe të paketuara përmbajnë shpesh aromatizues, ngjyrues, konservantë ose aditivë të tjerë, të cilët janë “një kombinim ideal” për të shkaktuar sëmundje të ndryshme.

Një studim i fundit i paraqitur në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës së Alzheimerit në San Diego tregoi se ushqimet e përpunuara si biskotat, ushqimet e gatshme, picat, ​​djathi i shkrirë, supat e gatshme, ushqimet e ngrira, akulloret, karamelet, pijet e gazuara dhe fast food ndikojnë në rënien e shpejtë të aftësive të trurit.

“Nuk është sekret që shëndeti fizik dhe mendor-konjitiv janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, prandaj gjetjet e ketij studimi nuk janë çudi”, tha Rafael Perez-Escamilla, profesor i shëndetit publik në Universitetin Yale.

Shtim i rrezikut për kancer

Ushqimet e përpunuara dhe të paketuara rrisin edhe rrezikun e kancerit. Sipas studiuesve konsumi i shpeshtë i ushqimeve të tilla e rrit me një të katërten rrezikun për t’u sëmurur me kancer.

Sipas një studimi të zhvilluar në Francë në kuadër të të cilit u analizuan mënyrat e ushqimit të 105 mijë vetëve gjatë një periudhe tremujore, rezultoi që ata që hanin ushqim shumë të përpunuar ishin 23% më të predispozuar për t’u prekur nga ndonjë lloj kanceri krahasuar me ata që hanin më pak ushqime të përpunuara.

Ushqime “të përpunuara” dhe “tejet të përpunuara”

Ushqimet e konservuara duke përdorur kripën apo uthullën quhen ushqime “të përpunuara”, ndërsa ato që përgatiten në fabrikë duke përdorur aroma, konservatë dhe adititivë të tjerë quhen ushqime “tejet të përpunuara”


(Kosova Sot Online)