Një studim i ri gjen se ëmbëlsuesit lidhen me sëmundjet e zemrës

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 13:38
Një studim i ri gjen se ëmbëlsuesit lidhen me sëmundjet e zemrës

Studiuesit kanë identifikuar një lidhje të mundshme midis ëmbëltuesve artificialë dhe sëmundjeve të zemrës.

Sipas këtij studimi, konsumimi i ëmbëlsuesve nuk duhet të konsiderohet si një alternative e shëndetshme”, shkruan independent.co.uk.

Studimi – i cili u botua në The BMJ – ekzaminoi informacione për më shumë se 100 mijë të rritur nga Franca.

Autorët, të udhëhequr nga ekspertë të Universitetit të Sorbonës në Paris Nord, ekzaminuan marrjen e ëmbëlsuesve nga pjesëmarrësit dhe e krahasuan atë me rrezikun e tyre për sëmundje të zemrës ose të qarkullimit të gjakut.

Studiuesit gjurmuan marrjen e ëmbëlsuesve duke përdorur të dhënat e tyre dietike, ku shënuan gjithçka që hanin, duke përfshirë markën e përdorur, për 24 orë, me ditarin e dietës të përsëritur tre herë në intervale gjashtëmujore – dy herë gjatë ditëve të javës dhe një herë në fundjavë.

(Kosova Sot Online)