Metoda ushtarake për të rënë në gjumë për dy minuta

  • A.P /
  • 27 October 2022 - 14:40
Metoda ushtarake për të rënë në gjumë për dy minuta

Teknika që kërkon disa javë për t’u perfeksionuar është krijuar nga ushtarakët amerikanë dhe ka funksionuar edhe në mjedise me stres të lartë, siç janë zonat e luftës.

Njerëzit thonë shpesh se çelësi i një dite produktive është “një gjumë i mirë një natë më parë”.

Por sot njerëzit kanë shumë gjëra në kokë të cilat nëse nuk i sistemojnë siç duhet marrin kontrollin e mendjes së tyre.

Teknika ushtarake është bërë së fundmi e njohur në internet teksa revista Glamour e quan një mënyrë të thjeshtë dhe efektive për të rënë në gjumë si për ushtarakët dhe civilët.

Ajo është shpejguar në fakt në librin e vitit 1981 ‘Relax and Win: Championship Performance’, i krijuar për të luftuar stresin e ushtarakëve të lodhur që nuk arrinin të flinin nga stresi.

Për ta bërë të funksionojë, ne duhet të dimë se ajo funksionon si një skanim i trupit, me anë të të cilit duhet të relaksohemi nga maja e kokës te maja e gishtave të këmbëve.

Niset duke relaksuar muskujt e fytyrës, gjuhën, nofullën dhe muskujt rreth syve.

Në fund nxjerrim frymën dhe relaksojmë gjoksin, pastaj zhvendosemi poshtë te këmbët, duke nisur nga kofsha te majat e gishtave të këmbëve.

Sipas raportimeve pas gjashtë javë praktikimi, teknika raportohet se funksionon për 96 përqind të njerëzve që e provojnë, shkruan rrjeti britanik Daily Mirror.

Një komentues raportonte: “Jam ushtarak dhe ma kanë mësuar këtë. Kam qenë gjithashtu veteran në luftë dhe ma kanë mësuar edhe atje, funksionon gjithmonë”.

Një tjetër tha: “Doktori im ma ka mësuar këtë teknikë, me disa variacione kur kisha pagjumësi nga stresi post-traumatik. Kur e perfeksionon unë them se funksionon 100%”

(Kosova Sot Online)