Kërpudhat mund të luftojnë depresionin!

  • E.K /
  • 12 November 2022 - 10:07
Kërpudhat mund të luftojnë depresionin!

Një ilaç i bazuar në një përbërës në kërpudhat halucinogjene mund të përmirësojë simptomat e depresionit të rëndë deri në 12 javë, tregon një studim i bërë së fundmi.

Një tabletë 25 mg psilocybin i vendos pacientët në një gjendje të ngjashme me ëndrrat, duke e bërë terapinë psikologjike më shumë gjasa të ketë sukses.

Ekspertët thonë se duhen ende studime më të mëdha duke pasur në fokus efektet anësore.

Rreth 100 milionë njerëz në mbarë botën kanë depresion serioz klinik që nuk i përgjigjet asnjë trajtimi të disponueshëm. 30% tentojnë vetëvrasje. Shkencëtarët kanë vite që studiojnë efektet e psilocibinës në çrregullimet e shëndetit mendor.

Studimet e fundit kanë qenë premtuese, por shumë të shkurtra për të vlerësuar efektet e qëndrueshme.

Në këtë provë të fundit, të botuar në Nju England Journal of Medicine, doza 1mg, 10mg dhe 25mg u testuan në një total prej 233 personash nga 10 vende në Evropë dhe Amerikën e Veriut, me 25mg që dhanë rezultatet më të mira.

Shumica kishin qenë në depresion të rëndë për më shumë se një vit dhe ishin të moshës rreth 40 vjeç, thanë studiuesit nga Instituti i Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Neuroshkencës në King's College në Londër dhe Londrën e Jugut dhe Fondacionin Maudsley NHS.

Pas një doze 25 mg të psilocybin Comp360, së bashku me psikoterapi:

një në tre nuk u diagnostikua më si depresion

një në pesë pa një përmirësim të dukshëm në 12 javë

Autori i studimit dhe konsulenti psikiatër Dr James Rucker tha se ilaçi mendohet të ketë "një veprim të drejtpërdrejtë në tru, duke e vendosur atë në një gjendje më fleksibël dhe duke ofruar një dritare mundësie për terapi".

Një provë më e madhe që do të nisë së shpejti do të studiojë se sa doza nevojiten për të parandaluar kthimin e depresionit. Mund të kalojnë tre vjet përpara se ilaçi të jetë afër autorizimit, thonë studiuesit

(Kosova Sot Online)