Dy gota me pije dietale në ditë, dyfish e shtojnë rrezikun për diabet

  • E.K /
  • 21 November 2022 - 11:16
Dy gota me pije dietale në ditë, dyfish e shtojnë rrezikun për diabet

Shumica e njerëzve braktisin pijet e preferuara për të pasur një shëndet më të mirë. Sipas studimeve, duket se edhe pijet dietale mund të jenë po aq të dëmshme për neve. Shkencëtarët kanë zbuluar se vetëm dy gota pije dietale në ditë, e shtojnë rrezikun për t'u prekur nga diabeti më shumë se dy herë. Ata besojnë se pijet pa kalori ndikojnë në faktin që të ndihmi më të uritur, që është shtytje për të konsumuar ushqime të grimcuara si dhe ushqime me sheqer.

Ekspertët po ashtu dyshojnë se ëmbëltuesit artificial të përzier nëpër baktere në stomakun e njeriut mund ta shkaktojnë diabetin. Ekipi nga Instituti "Karolinska" në Suedi anë vëzhguar 2.874 persona të rritur që kishin mbajtur ditar rreth pijeve të konsumuara. Te ata që kishin konsumuar pije dietale dhe pije me ëmbëltues, rreziku për diabet ishte dyfish më i lartë në krahasim me të tjerët.

(Kosova Sot Online)