Antibiotiku më i fortë natyral

  • E.K /
  • 26 November 2022 - 09:51
Antibiotiku më i fortë natyral

Në vijim ju sjellim një ndër antibiotikët më të fortë natyral, i tëri natyral dhe mund ta përgatitni në shtëpinë tuaj. Kjo recetë është e thjeshtë derisa duhet të mbani mend se kjo recetë është shumë e dobishme sidomos tani kur ftohjet dhe llojet e gripit trokasin në derë. Kurkuma si përbërësi kryesor i këtij antibiotikut është shumë e dobishme, mund të përgatitet edhe qumësht shërues prej saj për ta forcuar sistemin imun apo thjeshtë ta përdorni në kuzhinë. Nëse e përgatitni me mjaltë atëherë do të fitoni një prej antibiotikëve më të fortë. Ky antibiotik ka efekt të fortë kundër inflamacioneve që vret bakteret.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM

100 gramë mjaltë 1 lugë kurkumë pluhur. Përzieni të dy përbërësit mirë për t'u shndërruar si një masë homogjene dhe e derdhni në një kavanoz të pastër me kapak. Si ta përdorni këtë ilaç: Porsa të ndjeni simptomat e para të ftohjet apo gripit, e merrni në këtë mënyrë: Ditën e parë - merrni gjysmë lugë ilaçi për çdo orë. Ditën e dytë - merrni gjysmë lugë ilaçi çdo dy orë. Ditën e tretë - merrni gjysmë lugë ilaçi tre herë në ditë.

(Kosova Sot Online)