Kjo erëz vret bakteret, do ta adhuroni

  • A.P /
  • 28 November 2022 - 14:33
Kjo erëz vret bakteret, do ta adhuroni

Ekspertët pohojnë se kanella vret bakteret dhe ofron veti të tjera për shëndetin, kjo për faktin se është një erëz shumë e fortë kundër baktereve, kështu që preferohet ta shtoni nëpër gjellë dhe nëpër pije të ndryshme. Fshehtësia e saj është në aftësinë për të parandaluar rritjen dhe përhapjen e baktereve, kërpudhave e madje edhe kandidës. Studimet tregojnë se në rastet e tilla është shumë më efikas se sa ilaçet. Studimi i publikuar në revistën shkencore "International Journal of Food Microbiology", ka zbuluar se kanella mund të përdoret edhe si alternativë për aditivët që parandalojnë prishjen e ushqimit.

 

Ekspertët disa pika të vajit esencial të kanellës i kanë hedhur në 100 gramë supë me karota dhe kanë ardhur në përfundim se kishte ndaluar zhvillimin e organizmit të rrezikshëm patogjen për gjashtëdhjetë ditë. Kur supa ishte lënë në frigorifer, pa i shtuar kanellë, bakteret kishin filluar të përhapen.

(Kosova Sot Online)