Shkurte Fejza: Festa e Flamurit Kombëtar na bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë

  • A.P /
  • 28 November 2022 - 00:10
Shkurte Fejza: Festa e Flamurit Kombëtar na bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë

Me rastin e 28 nëntorit, festës së Flamurit Kombëtar, mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza i ka uruar shqiptarët kudo që janë, duke theksuar se festa e Flamurit Kombëtar na bashkon të gjithë shqiptarët shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

 "28 Nëntori për shqiptarët paraqet festen më të madhe kombëtare sepse me këtë datë lidhen ngjarjet ma të rëdësishme të popullit shqiptarë që nga Kuvendi i Lezhës dhe besëlidhja e princave arbërorë në krye me Gjergj Kastriotin dhe e arrin kulmin me shpalljen e pavarësisë së shtetit kombëtar shqiptar në vitin 1912", ka shkruar Fejza ndër të tjera.


URIME  FESTA E FLAMURIT.
28 Nëntori për shqiptarët paraqet festen më të madhe kombëtare sepse me këtë datë lidhen ngjarjet ma të rëdësishme të popullit shqiptarë që nga Kuvendi i Lezhës dhe besëlidhja e princave arbërorë në krye me Gjergj Kastriotin dhe e arrin kulmin me shpalljen e pavarësisë së shtetit kombëtar shqiptar në vitin 1912. Vazhdon me ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe daljes publike të UÇK -së dhe të gjitha këto ja japin karakterin historik dhe gjithëkombëtar që ne e kemi pranuar edhe si Festa e Flamurit kombëtar i cili  na identifikon dhe na bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë.
GEZUAR

(Kosova Sot Online)