Pemët që ju ndihmojnë të dobësoheni

  • A.P /
  • 28 November 2022 - 14:56
Pemët që ju ndihmojnë të dobësoheni

A e keni ditur se ekzistojnë pemë që përkundër sheqerit natyral munden t'ju ndihmojnë në humbjen në peshë? Falë sasisë së fibrave, pemët mund t'ju mbajnë të ngopur, që automatikisht do të thotë konsumim më i vogël me kalori.

MOLLËT

Mollët e hijshme janë të pasura me fibra që ju mbajnë të ngopur deri në shujtën e ardhshme dhe kështu rregullojnë edhe nivelin e sheqerit në gjak. E përsosur si zamër apo pas ushtrimeve, mollën mund ta hani me një lugë gjalpë kikirikësh për shije më të mirë.

 

PORTOKAJTË

Portokajtë sikurse dhe mollët janë të pasura me fibra dhe ujë. Kështu do të mbeteni të hidratuar dhe të ngopur midis shujtave.

MJEDRAT

Mjedrat përmbajnë sasinë më të madhe me fibra - madje nëntë gramë për një gotë. Të ëmbla dhe të shijshme mund t'i konsumoni në mënyra të ndryshme.

GREJPFRUTI

Grejpfruti nxit prodhimin e naringjinës, substancë kjo që ul shtypjen e lartë të gjakut dhe promovon humbjen e kilogramëve.

FTOI

Ky lloj i ftoit është i hatashëm për humbjen në peshë sepse janë të pasur me fibra, e nuk përmbajnë sasi të madhe të sheqerit. Krahas jogurtit grek, ftoi mundet të jetë edhe shtesë e shkëlqyeshme. 

(Kosova Sot Online)