Ilaçet natyrale kundër ftohjes

  • E.K /
  • 30 November 2022 - 10:59
Ilaçet natyrale kundër ftohjes

SUPA E PULËS

E pasur me një sasi të madhe me nutriente dhe me vitamina që ndihmojnë në trajtimin e ftohjes së zakonshme, supa e pulës është një shujtë e domosdoshme në familje, karbohidratet nga lëngu i mishit energjinë tuaj do ta mbajnë në nivel.

KANELLA

Një lugë kanellë pluhur mund të zihet në një gotë me ujë të përzier me mjaltë dhe piper pluhur. Kjo ndihmon në lehtësimin e gjendjes së shkaktuar nga fyti i thatë apo me dhimbje.

MJALTI

Kolla trajtohet me mjaltë, sepse është shumë e shëndetshme në zbutjen e irritimeve të fytit. Po ashtu, ndihmon që fëmijët gjatë natës të bëjnë gjumë më të mirë.

XHENXHEFILI

Ilaç shumë i efektshëm natyral është konsumimi i xhenxhefilit dhe përgatitja e çajit prej tij. Pini së paku dy gota çaj xhenxhefili në ditë për të trajtuar kollën e zakonshme.

PIPERI

Për hundët që rrjedhin, përfshirja e piperit në shujtë ofron ndihmë të hatashme. Kongjestioni shpërbëhet në mënyrë efektive falë kapsiacinës që e hasim në piper.

HUDHRA

Cilësia antiseptike e hudhrës e shndërron në përbërës që e forcon sistemin imun për të luftuar kundër ftohjeve dhe gripit. Alocina në hudhër stimulon qelizat e bardha të gjakut. Hudhra mundëson edhe hedhjen jashtë të helmeve në sistemin e trupit.

(Kosova Sot Online)