Ushqimet që përmbajnë shumë proteina shtojnë rrezikun për sëmundjet e veshkave

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 14:38
Ushqimet që përmbajnë shumë proteina shtojnë rrezikun për sëmundjet e veshkave

Të ushqyerit me shumë proteina mund të shtojë rrezikun e shfaqjes së gurëve të kalciumit në veshkë. Kjo pasi proteinat zvogëlojnë nivelin e citrateve të urinës, që parandalojnë kristalizimin e kripës së kalciumit, dhe ngritin nivelin e kalciumit në urinë. Proteinat gjithashtu zvogëlojnë nivelin e PH-së në urinë.

 

PEMËT DHE PERIMET

Të ushqyerit me pemë dhe perime mund të reagojë kundër efekteve negative që shkaktojnë proteinat. Një hulumtim i bërë së voni tregon se të ushqyerit me shumë proteina rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të veshkave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Besohet se dietat që përmbajnë shumë proteina, si ‘dieta dukane’, e preferuara e Dukeshës së Kembrixhit, Carole Middleton, e rritin rrezikun e zhvillimit të sëmundjes në veshkë. Shkencëtarët spanjoll thonë se proteinat mund të rrisin rrezikun e shfaqjes së gurëve në veshkë.

 

EKSPERIMENTI

Shkencëtarët në Universitetin e Grnadës kanë përdorur minj për të provuar dietën me proteina. Ata ushqyen 10 minj me ushqime që përmbanin 45 për qind proteina dhe 10 minj të tjerë me ushqim normal . Eksperimenti zgjati 12 javë, që është e barabartë me nëntë vjet të njerëzve. Gjatë eksperimentit, minjtë që ishin ushqyer me shumë proteina kishin humbur 10 për qind të peshës së tyre trupore, mirëpo nuk kishin pësuar ndonjë ndryshim në nivelin e kolesterolit apo në yndyrës në gjak. Niveli i citratit të urinës ishte 88 për qind me i ulët të këta minj, ndërsa urina e tyre përmbante 15 % më shumë acid. Kjo nënkupton se ata ishin me të rrezikuar nga gurët në veshkë.

ÇKA PREFEROJNË EKSPERTËT?

Si rezultat i kësaj, hulumtuesit i preferojnë njerëzve që ushqehen me shumë proteina që të kontrollohen sa më shpesh te doktori. Dr. Virginia Aparicio shtoi se disa nga problemet që shfaqen nga të ushqyerit me proteina mund të largohen përmes pemëve dhe perimeve. Ajo tha: “Të ushqyerit me pemë dhe perime zvogëlon mundësinë e shfaqjes së gurëve në veshkë për shkak të nivelit të lartë të kaliumit dhe magnezit që përmbajnë elemente këto që balancojnë acidin e prodhuar nga ushqimet me shumë proteina.

(Kosova Sot Online)