Mushmolla dhe vetitë e saj shëruese

  • A.P /
  • 02 December 2022 - 14:56
Mushmolla dhe vetitë e saj shëruese

Mushmolla apo dardha e egër është shumë e shijshme. Nëse frutat e mushmollës janë në degë pas ngrirjes, ato zbuten dhe bëhen të lëngshme dhe janë më të shëndetshme atëherë. Nga mushmolla mund të përgatitet marmelatë, liker dhe raki, por pak dihet për përdorimin e saj në ilaçet popullore derisa është e pasur me shumë veti shëruese. Pos frytit përdoren edhe gjethet.

Thahen në ajër. Mushmolla e përmirëson shikimin, e forcon mëlçinë dhe punën e veshkave, përmirëson pasqyrën e gjakut, heq dhimbjet nga shpina dhe gjunjët. Sugjerohet ta përdorni edhe nëse keni marramendje, diarre, nëse keni pësuar infeksion në sipërfaqen e gojës, e madje edhe kundër impotencës. Në frytin e saj ka sakarozë, glukozë dhe levulozë, në përgjithësi deri 20 për qind sheqer, taninë, pektinë, acide organike, rrëshirë, mukozë, materie aromatike, vitamina C dhe vitamina B1, B2, B3, B6, PP, acide të mollës dhe limonit. Mushmolla mund të parandalojë edhe gjakderdhjen nga mishrat e dhëmbëve si dhe parandalon aftet në gojë. Po ashtu, përmirëson punën e gjëndrave të pështymës dhe lukthit. Edhe farat e kësaj bime janë të shëndetshme.

(Kosova Sot Online)