Kapiti: I ftoj në debat 'Albinofobët'
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Kjo ftesë për debat si temë ka pyetsorin se:
Pse Albin Kurti i fiton gjithmonë prej shumë kohësh zgjedhjet në Kosovë, pse verdikti dhe vendimi popullor ia beson fitoren LVV dhe Albin Kurtit?
Dhe tashmë është e kuptueshme se ishpushteti dhe kualicioni kundër LVV-së nuk e duron , nuk i pëlqen dhe e urrejnë edhe nga egoizmi Albin Kurtin, pra kanë një farë Albinofobie për suksesin politik dhe elektoral ndaj Kurtit. Opozita politike dhe partitë e saj kanë frikë edhe nga hapja e një debati politik brënda partive të tyre për të analizuar shkaqet se përse ata humbasin vazhdimisht.
LVV dhe Kurti i zbatojnë parimet demokratike të demokracisë amerikane si: zgjedhjet e lira e të ndershme, njeh dhe respekton vullnetin e popullit, respekton opozitën politike, lufton korrupsionin dhe mbron interesin kombëtar, legjitimitetin dhe sovranitetin e shtetit.
I ftoj në debat Albinofobët politikanë, intelektualë dhe mediatik dhe i pyes se a jeni dakord me Asosacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, apo jeni kundër. Pse pothuajse shumica e mediave, gazetave, portaleve e televizioneve janë kundër Kurtit, por është mirë se ka edhe media të lira, të pavarura dhe patriotike e të vërteta që mundësojnë botime dhe opinione reale dhe që mundësojnë ballafaqimin dhe debatin per ndërgjegjsimin publik për të vërtetat.
I ftoj në debat “Albinofobët” që të debatojmë me fakte, me të vërteta dhe me argumente dhe me kulturë , me edukatë e me tolerancë, me qetësi e durim , me pjekuri e maturi intelektuale dhe me logjikë të shëndoshë pa fanatizëm, pa inate dhe pa egoizëm.Krerët e opozitës dhe shpura mediatike rreth tyre nuk bëjnë gjë tjetër vetëm sa trillojnë e nxjerrin lloj-lloj parullash kundër.
Unë nuk e njoh nga afër dhe as nuk e kam takuar ndonjëherë Albin Kurtin dhe as ndoinjë deputet e antar të LVV, dhe as nuk do i bëj lëvdatën dhe as apoteozën Kurtit.
E them këtë sepse e di se shumë do të më akuzojnë se më ka paguar Albin Kurti, sepse ata që e bëjnë këtë gjë me siguri janë mësuar të shërbejnë si servilë, si mercenarë politik dhe të pushtetit, ata të cilët i kanë humbur privilegjet dhe përfitimet nga ishpushteti.
Së pari: Albin Kurti është me të vërtetën dhe në anën e duhur të historisë që e kërkon e tanishmja.
Së dyti: Kurti është fanatik besnik i asaj se ai nuk toleron, nuk lëshon pe dhe nuk bën pazare për interesa personale në dëm të interesave kombëtare e shtetërore.
Së treti: Kurti nuk është i korruptruar.
Së katërti:Kurti të parën ka interesin e Kosovës,legjitimitetin dhe sovranitetin e Kosovës, sigurinë e territorit të Kosovës dhe sundimin e ligjit dhe të Kushtetutës së Kosovës në gjithë territorin e saj. Kurti e shpëtoi Kosovën nga ndarja dhe coptimi.
Cfarë i shqetëson Albinofobët?
Albinofobët i shqetëson fakti se ata vuajnë nga kompleksi i inferioriteit, i shqetëson kapaciteti politik, diplomatik, intelektual dhe inteligjent i Kurtit.
Ata frikësohen dhe ndjehen të kërcënuaar nga pastërtia dhe pakorruptueshëria e Kurtit.Ata i shqetëson jo vetëm fakti se gjithnjë e më shumë antiKurtët do bien politikisht, por më shumë shqetësohen dhe frikesohen se do u konfiskohen pasuritë e fituara në mënyrë korruptive, vjedhjeje dhe paligjshmërie.Ata ndjehen të humbur sepse atyre u janë konsumuar të gjitha alibitë, akuzat, gënjeshtrat shpifjet e trillimet publike e mediatike kundër Kurtit.
Albinofobëve LDK-istë dhe PDK-istë u janë konsumuar edhe spekulimet korruptive me rugovizmit dhe me vlerat e luftës së UÇK-së.
Albinofobët e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë të hipotekuar korrupsionin dhe pazaret politike në dëm të shtetit të Kosovës, të ndarjes e coptimit të saj, kanë të hipotekuar inferioritetin e tyre ndaj politikës dhe diplomacisë së Beogradit.Atyre tashmë u është grisur edhe maska e proeuroatlantizmit dhe e pseudopatriotizmit.
Ata nuk mundet që të errësojnë dhe as që të helmatisin opinionin shqiptar, ata kanë humbur besimin në popull.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
