Ilaçet e vjetra natyrale kundër tretjes jo të rregullt

  • E.K /
  • 05 December 2022 - 10:14
Ilaçet e vjetra natyrale kundër tretjes jo të rregullt

Ilaçet natyrale të vjetra gjithmonë kanë vend në mjekësinë moderne. Këtu ju sjellim disa ilaçe që veprojnë te tretja jo e rregullt: Për çdo mbrëmje copëtoni imët 3-4 copë fik të thatë dhe po aq kumbulla. Në atë masë në mbrëmje shtoni 1,5 deri 2 dl ujë. Në mëngjes përzieni mirë gjithçka dhe e kulloni. Lëngun e kulluar e konsumoni.

E përsëritni një muaj, madje edhe atëherë kur ndiheni plotësisht të shëndetshëm. Në tri litra ujë vendosni rreth 16 lugë ose 4 grushte me fara të lirit dhe i zieni aq gjatë derisa uji të jetë avulluar përafërsisht në vetëm një litër. Këtë ilaç më pas e konsumoni tri herë në ditë nga një lugë në kafe. Gjethet e hithrave, kamomilit dhe koprës - secila nga dhjetë gramë, i përzieni mirë, dhe nga kjo përzierje merrni një lugë dhe përzieni me 1-2 dl ujë të vluar. E pini dy herë në ditë nga një gotë - në mesditë dhe në mbrëmje para gjumit.

(Kosova Sot Online)