Përse duhet konsumuar qepët e reja?

  • A.P /
  • 07 December 2022 - 14:34
Përse duhet konsumuar qepët e reja?

Qepa e re është shumë ushqyese dhe e pasur me vitamina dhe minerale, që ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve. Janë perime ideale për pranverë, të pasura me vitamina A, K dhe C, derisa nga mineralet përmbajnë shumë fosfor, kalium dhe kalcium.

MBROJNË ZEMRËN

Qepët e reja janë përplot me antioksidues që ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat në inde. Po ashtu përmbajnë edhe shumë vitamina C, që ndihmon shtypjen e gjatë të mbetet brenda kufijve dhe mbron nga sëmundjet e zemrës.

 

MBROJNË SHIKIMIN

Sasia e madhe e karotenoideve në këtë perime ruan shikimin dhe shëndetin e syve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, derisa kompresat natyrale të përgatitura nga qepët e reja qetësojnë inflamacionet e syve.

FORCOJNË ESHTRAT DHE IMUNITETIN

Vitaminat C dhe K që i hasim me bollëk në qepët e reja, mbrojnë dhe i forcojnë eshtrat. Përmirësojnë prodhimin e kolagjenit dhe ruajnë dendësinë e eshtrave.

(Kosova Sot Online)