A keni ftohje vdekjeprurëse? 8 shenja të inflamacionit të mushkërive që nuk guxoni t'i injoroni

  • E.K /
  • 08 December 2022 - 09:21
A keni ftohje vdekjeprurëse? 8 shenja të inflamacionit të mushkërive që nuk guxoni t'i injoroni

Gjatë dimrit kjo sëmundje arrin majat dhe tash godet pacientët, derisa gjatë verës është më e rrallë, derisa pneumonia është e rrezikshme, si për fëmijët po ashtu edhe për të moshuarit. Janë të shumtë njerëzit që përfundojnë në spital si pasojë e pneumonisë. Ajo që këtë sëmundje e bën edhe më të rrezikshme është fakti se në fazën e hershme ka të njëjtat simptoma si të ftohjes. Kjo mundet të shkaktojë komplikime që më pas mund të jenë fatale për të sëmurit.

Pneumonia sjell deri te ënjtja e indit të mushkërive dhe frymëmarrjes së vështirë, sepse mushkëritë mbushen plot me ujë. Kjo sëmundje shfaqet si pasojë e infeksionet bakterial.

Simptomat janë: 1. kolla e thatë, por mund të jetë edhe produktive; 2. frymëmarrje e vështirësuar; 3. rrahje e shpejtë e zemrës; 4. temperaturë; 5. ndjenjë e plogështisë; 6. djersitje; 7. humbje e oreksit; 8. dhimbje në gjoks.

(Kosova Sot Online)