
Gjalpi i kikirikëve do të duhej të jetë një nga ushqimet tuaja të preferuara

Gjalpi i kikirikëve është përplot me nutriente që ruajnë organizmin, përmban vitamina E, magnez, hekur dhe vitamina B6, e studimet këshillojnë ta konsumoni për këto arsye:
PAKËSON OREKSIN DHE NXIT HUMBJEN NË PESHË
Secili që konsumon gjalpin nga kikirikët mund të lavdërohet me linjën vitale, sepse përmban kombinime me proteina dhe fibra që zvogëlojnë ndjenjën e urisë.
FORCOJNË KUJTESËN
Kikirikët janë ushqim për trurin. Studimet kanë dëshmuar se vitamina B3, që e hasim në kikirikë, ofron shumë dobi për shëndetin, që përfshin edhe përmirësimin e punës së trurit dhe e forcon kujtesën.
MBRON ZEMRËN
Kikirikët janë të pasur me yndyra të pangopura, që ndikojnë në uljen e nivelit të lartë të kolesterolit. Konsiderohet se femrat që konsumojnë së paku pesë lugë në javë, për 44 për qind janë më pak të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.
PËR FLOKË DHE LËKURË TË BUKUR
Kikirikët përmbajnë biotinë, vitamina B që flokët tuaj i bëjnë më të butë dhe më të trashë. Të përmendim edhe faktin se përmbajnë vitamina E që e ushqejnë lëkurën dhe mbrojnë nga rrezet e dëmshme ultravjollcë.
(Kosova Sot Online)