
Piperi është burim i shëndetit, ja arsyet

Piperi i zi është erëz me aromë karakteristike që plotëson shumë gjellë. Pos kësaj, është burim për shëndetin.
RRIT ABSORBIMIN E MATERIEVE USHQYESE
Përbërësi i cili gjendet në piper e shton absorbimin e vitaminave A dhe C, selenita, betakarotinës dhe materieve tjera ushqyese dhe kështu në përgjithësi e përmirëson shëndetin.
PËRMIRËSON TRETJEN
Piperi stimulon receptorët për shqisa dhe shton sekretimin e acideve në lukth, me pas pozitivisht ndikon në lukth dhe në tretje. Pos kësaj, piperi i zi ka edhe efekt antibakterial që ndikojnë si masë parandaluese për sëmundjet e zorrëve.
STIMULON OREKSIN
Pos faktit se përmirëson shijen dhe përmirëson tretjen, piperi ndikon edhe si stimulues kur bëhet fjalë për oreksin. Për këtë arsye, piperi i zi shihet edhe si ilaç i shkëlqyeshëm natyral për ata që nuk kanë oreks të mirë.
NDIHMON NË LIRIMIN E GAZRAVE
Piperi i zi i ndihmon organizmit që t'i lirojë gazrat dhe ndikon si masë parandaluese në formimin e tyre. Nëse jeni të prirë për të vuajtur nga gazrat, në vend të specave përdorni piperin e zi.
(Kosova Sot Online)