Thyejmë mitin për mbipeshën, në të cilin shumica prej nesh besojmë

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 10:24
Thyejmë mitin për mbipeshën, në të cilin shumica prej nesh besojmë

Kur e vërejmë se po trashemi pak dhe kemi nevojë të hamë më shumë se zakonisht, thjesht e themi se na është zgjeruar lukthi. Mirëpo, a zgjerohet vërtet lukthi?

LUKTHI MUND TË ZGJEROHET DERI TRE HERË!

Nëse pyesni nëse lukthi zgjerohet, apo zvogëlohet varësisht nga ajo që hamë, përgjigjja është kjo: teprimi kohë pas kohe me ushqim nuk e zgjeron lukthin dhe nuk do të jeni më të uritur. Por, disa studime thonë se konsumimi i paktë i ushqimit me kalimin e kohës mund të pakësojë kapacitetin e lukthit. Pra, nuk është e saktë se ai rritet, por mund të rritet apo pakësohet elasticiteti i tij, varësisht sa hamë.

TRURI SI LUKTHI I DYTË

Edhe pse ushqimi që e hamë kalon nëpër lukth edhe truri ka ndikim të madh në ndjenjën e urisë, ngopjen dhe nevojën për ushqim. Kur lukthi zgjerohet deri në një kufi të caktuar, i dërgon trurit shenjë se jeni ngopur. Edhe shpejtësia se si hamë i dërgon shenja trurit. Nëse mendoni se ju është zgjeruar elasticiteti i trurit dhe se jeni gjithnjë të uritur: 1. Shtoni konsumimin e ushqimeve "voluminoze". 2. Hani pesë shujta të vogla në ditë. 3. Hani ngadalë.

(Kosova Sot Online)