Përgatiteni vetë ilaçin më të mirë kundër kollës

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 09:55
Përgatiteni vetë ilaçin më të mirë kundër kollës

Ky shurup përgatitet thjesht dhe shpejt. Shurupi i përgatitur nga përbërësit natyrorë, të cilët secila shtëpi i posedon, është shurupi më i mirë kundër kollës

RECETA:

 

- 200 ml mjaltë, 2 lugë lëng limoni, 1 lugë sherbelë të thatë

 

PËRGATITJA:

Përzieni të gjithë përbërësit dhe i vendosni në enë të veçantë, me një rrjetë që uji mbetet poshtë. Kur uji të vlojë në pjesën e poshtme të enës e lini edhe për 5 minuta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online", që pjesa e sipërme të ngrohet mirë. Pasi ta largoni nga zjarri e lini të ftohet dhe e vendosni në një kavanoz të pastër.

MËNYRA E PËRDORIMIT:

Fëmijëve t'ju jepni 1 lugë shurup 3-4 herë në ditë. Të rriturit të marrin po ashtu, por nga një lugë të madhe. Shurupin ta ruani në frigorifer disa muaj, kështu që sipas nevojës mund të përgatitni sasi më të madhe. Ky shurup jo vetëm se zbut kollën dhe ndihmon në shërimin e dhimbjeve në fyt, por sherbela me përbërësit e vet ndikon si preparat për uljen e temperaturës së trupit. 

(Kosova Sot Online)