Shkencëtarët zbulojnë se si qelizat e kancerit të pankreasit të kthehen në gjendje normale

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 14:54
Shkencëtarët zbulojnë se si qelizat e kancerit të pankreasit të kthehen në gjendje normale

Tash për tash, perspektiva e të sëmurëve nga kanceri në pankreas nuk është e mirë. Mesatarisht, të sëmurit nga ky lloj i kancerit arrijnë të jetojnë vetëm gjashtë muaj pas diagnostikimit. Por, hulumtimi i fundit ka treguar se si qelizat kancerogjene të këtij tumori mund të kthehen prapa në qeliza normale. "Për të parën herë, kemi vërejtur se si aktiviteti i tepruar i një gjeni mund ta pakësojë potencialin e qelizave, që nxitin irritim dhe zhvillimin e tumoreve", ka shpjeguar profesoresha Pamela Itkin-Ansari, udhëheqëse e studimit.

 

Në qelizat kancerogjene, që ishin rritur në laborator, kishin inkurajuar prodhimin e proteinave E47, që lidhen për një pjesë të caktuar të ADN-së, që kontrollon rritjen dhe dallimin e qelizave. Si përfundim, qelizat e kancerit ndalojnë të rriten dhe kthehen në gjendje normale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Problemi më i madh te pankreasi është se ky kancer vonë diagnostikohet. Ky zbulim do të mund të nxiste një terapi krejt tjetër, më shumë efikase dhe me më pak efekte të dëmshme anësore.


(Kosova Sot Online)