Ja pse sindroma e lodhjes kronike ndryshon

  • A.P /
  • 22 December 2022 - 14:56
Ja pse sindroma e lodhjes kronike ndryshon

Truri i atyre që janë të diagnostikuar me sindromën e lodhjes kronike ndryshon në krahasim me njerëzit e shëndoshë, kanë zbuluar shkencëtarët. Ky studim shton të vërteta rreth legjitimitetit të kësaj gjendje, që është në pikëpyetje.

 

Ekipi i studiuesve nga shkolla e mjekësisë në Stanford besojnë se zbulimet e tyre sjellin diagnozë më definitive rreth sindromës dhe rreth një trajtimi më të mirë. Abnormalitetet e identifikuara në këtë studim janë publikuar në revistën "Radiology".

Autori udhëheqës i studimit, Michael Zeineh, thotë: 'Kjo është një sëmundje e zakonshme, me efekte të shumta negative. Është frustruese për pacientët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, sepse ata ndihen të lodhur përderisa shkenca ende nuk ka mundur ta përcaktojnë çfarë ka shkuar keq me ta". 


(Kosova Sot Online)