Tinkturat natyrale që kontribuojnë në shëndetin në përgjithësi

  • E.K /
  • 24 December 2022 - 11:04
Tinkturat natyrale që kontribuojnë në shëndetin në përgjithësi

Përgatitni tinkturat vendore, e tinkturat e tilla janë forma e ekstrakteve shëruese nga bimët, përzihen me pak ujë, çaj, lëng apo pika sheqer.

TINKTURË NGA HITHRAT

Tinktura nga hithrat ngrit nivelin e hekurit në gjak, pastron organizmin, përmirëson dhe rrit rritjen e flokut si dhe parandalon rënien e tij, përmban kalcium, përmban kalium, hekur, fosfor, si dhe vitamina C dhe A si dhe acide organike.

TINKTURË NGA KANTARIONI

Kjo tinkturë përmirëson disponimin te forma të buta të depresionit, nervozizmi, frika, ngit disponimin, largon ndjenjën e lodhjes dhe mungesës së vullnetit. Në një litër raki vendore vendosni dy grushte plot me lule dhe e lini për tri javë në diell.

TINKTURË PËR NGRITJEN E IMUNITETIT

Hudhër, - kurkumë, - rrikë, - piper, - speca pikantë, - xhenxhefil, - etanol 45 për qind. Merrni bimët dhe i futni në alkool. Bimët të jenë në sasi të barabartë , e masa e bimëve me alkool duhet të jetë nga 5:1 deri 10:1. E lini të pushojë për 2-3 javë dhe e përzieni çdo ditë në mënyrë që nga metanoli të tërhiqen substancat aktive.

TINKTURË NGA SHERBELA

Rreth 100 gramë rrënjë të sherbelës i vendosni në 700 ml raki të fortë apo alkool dhe e lini në vend të errët për rreth dy javë. Masën e përzieni çdo të tretën ditë. Pasi të kenë kaluar 14 ditë, e procedoni dhe e ruani në kavanoz në vend të ftohtë. Me këtë tinkturë lyeni vendet me dhimbje tre herë në ditë.

TINKTURË ME XHENXHEFIL

Merrni 400 gr rrënjë xhenxhefili të freskët dhe e pastroni, e qëroni dhe bluani dhe e mbushni me një litër raki të fortë apo alkool. E lini që të qëndrojë ashtu për rreth 3-4 javë në vend të ngrohtë, duke e përzier kohë pas kohe. Kur tinktura të marrë ngjyrë të verdhë, mund ta procedoni. Konsumoni 1 lugë para kafjallit dhe drekës.

TINKTURË ME ARTIÇOK

Tinktura nga artiçoku është e shkëlqyeshme për mëlçinë e yndyrshme dhe yndyrën në gjak. Në alkoolin prej 70 për qind apo raki të fortë vendore futni tri rrënjë të artiçokut dhe i buloni me lëng. Kohë pas kohe e përzieni përmbajtjen, e kur të kenë kaluar 14 ditë e procedoni në shishe të errët. Merrni tri lugë në ditë para shujtave.

(Kosova Sot Online)