Borziloku i gjithëfuqishëm, përdoret si ilaç, erëz dhe kundër energjisë negative

  • E.K /
  • 24 December 2022 - 14:42
Borziloku i gjithëfuqishëm, përdoret si ilaç, erëz dhe kundër energjisë negative

Borziloku (lat. Ocimum basilicum) ka aromë karakteristike, përdoret si ilaç, erëz, e në disa religjione edhe kundër energjive negative. Në popull mendohet se mbron edhe nga energjitë negative. Si erëz, borziloku jep shije të hatashme për gjellët, përmirëson oreksin dhe tretjen, ruan nga gjakderdhja.

Mjekësia tradicionale vlerëson shumë përbërësit e borzilokut. Përdoret si inhalim, kundër kollës, sëmundjeve të veshkave, dhimbjeve të kokës dhe depresionit, derisa mund të konsumohet edhe në formë të çajit për të zbutur ciklin menstrual me dhimbje. Lëngu nga gjethet përdoret kundër ftohjeve, inflamacionit të veshit. Ndikon edhe te inflamacionet e rrugëve urinare, ndihmon te pagjumësia dhe zbutjen e nervozizmit. Por, çajin nga borziloku nuk duhet ta konsumojnë nënat që ushqejnë fëmijët me gji, sepse e 'humb' qumështin.

(Kosova Sot Online)