Lëngu kundër gurëve në veshka

  • A.P /
  • 26 December 2022 - 14:53
Lëngu kundër gurëve në veshka

Hulumtimet kanë treguar se një në dhjetë persona në jetë së paku njëherë do të ketë gurët në veshka. Për ta parandaluar këtë dhimbje aspak të këndshme, ju paraqesim lëngun e shijshëm dhe të shëndetshëm Përbërësit: - 1 portokall - 1 mollë - 1 limon - 4 rriska shalqi - 4 copëza akull.

Përgatitja:

1. Qëroni portokallin dhe limonin, hiqni bërthamat dhe lëvoren nga shalqiri, e të tjerat i pastroni mirë. 2. Pemët i preni në copëza dhe i hidhni në blender. 3. Shtoni akull dhe gjithçka përzieni mirë derisa të fitoni një lëng. 4. Lëngun e pini të freskët ose e ruani në frigorifer.

Këshilla:

- Lëngun ta konsumoni dy herë në ditë - Pini shumë ujë gjatë ditës dhe një gotë ujë para gjumit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, gjatë natës nëse zgjoheni dhe në mëngjes. - Agrumet përpunojnë kalciumin, ndërsa shalqiri është duiretik, që pastron veshkat. 

(Kosova Sot Online)