Superushqimet që e forcojnë shëndetin

  • E.K /
  • 27 December 2022 - 10:06
Superushqimet që e forcojnë shëndetin

Shpesh kemi dëgjuar për superushqimet, për të cilat është thënë se përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm. Kjo pasi përmbajnë sasi të madhe me nutriente që ndihmojnë që trupi të jetë më i shëndetshëm. Ja disa ushqime për të cilat thuhet se përmirësojnë shëndetin në përgjithësi.

AKAI

Akai është një nga superushqimet më të mira që duhet t'i shtoni në ushqimin tuaj pasi kanë shumë fibra ushqyese, antioksidues si dhe yndyra të shëndetshme. Ajo që është edhe më e mira për këto kokrra është se ndihmojnë në luftimin e efekteve të dëmshme të radikaleve të lira që shkaktojnë dëmtim në qelizat e lëkurës. E përmirësojnë edhe tretjen dhe forcojnë shëndetin kardiovaskular.

KUINOA

Ndoshta i keni dyshimet tuaja por, kjo farë e vogël është e mbushur me shumë veti të dobishme për shëndetin. Ka një aromë të butë me shumë veti dhe cilësi që përngjajnë me orizin. Kuinoa në fakt është një lloj i farës ose grurit që përmban disa aminoacide esenciale për të cilat trupi i njeriut ka nevojë. Një tjetër plus për to është se ofrojnë rreth 8 g proteina për një gotë.

VAJI I KOKOSIT

Disa lloje të vajrave në fakt janë të mira për shëndetin dhe një prej tyre është edhe vaji i kokosit. Ky vaj nxirret ekskluzivisht nga mishi i kokosit dhe ka shumë fibra si dhe acid laurik që njihet se e forcojnë sistemin kardiovaskular, forcojnë sistemin imun, përmirësojnë tretjen si dhe asistojnë në humbjen në peshë.

BOLLGURI

A thua ka dikush që nuk e pëlqen bollgurin? Është pasur me fibra dhe përmban shumë antioksidues si dhe nutreinte të tjera që reduktojnë nivelin e kolesterolit, e përmirësojnë dhe forcojnë metabolizmin e madhe marrin pjesë dhe në tretje. Për më shumë, bollguri është i përsosur për kafjall derisa mund t'ia shtoni edhe disa fruta për shije më të këndshme.

ALGAT

Ndoshta mendoni se algat nuk kanë ndonjë dobi por do të befasoheshit kur ta kuptoni se është një superushqim që duhet të përfshihet në menynë tuaj. Ky ushqim rekomandohet fort për faktin se është i pasur me jod, vitamina si dhe me kalcium. Ndihmon metabolizmin e qelizave, funksionimin e tiroideve dhe madje mbron edhe kundër problemeve të ndryshme të zemrës.

MJALTI "MANUKA"

Nuk mundet askush ta mohojë se mjalti ka veti të shumta për shëndetin. Nëse kërkoni mjaltë cilësor, përcaktohuni për mjaltin "Manuka" që vjen nga Zelanda e Re. Midis tjerash, një lugë mjaltë si ky ju liron nga telashet me stomakun, ulcerat, shëron plagët dhe zbut urthin.

(Kosova Sot Online)