Me ushqime kundër anemisë

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 14:38
Me ushqime kundër anemisë

Nëse organizmit i mungon hekuri, atëherë bie krijimi i rruazave të kuqe të gjakut, gjë që ndikon që qelizave t'u mungojë oksigjeni. Anemia, sëmundja që rezulton nga mungesa e hekurit, manifestohet me simptoma të ndryshme, si lodhje, marramendje, përshpejtim të punës së zemrës, përgjumje, etj. Ekzistojnë edhe lloje të tjera të anemisë. Sido që të jetë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,  hekuri nevojitet për krijimin e hemoglobinës, e te mungesa e hekurit, vjen edhe deri te dobësimi i absorbimit të mineraleve të tjera në gjak.

 

Përpos me ilaçe, aneminë mund ta shërojmë, apo parandalojmë edhe me ushqime që përmbajnë hekur, sikur që janë: mishi (sidomos mishi i kuq, mëlçia, mishi i qengjit), frutat e detit (sidomos guacat), peshqit (salmoni, tuna, sardinet), bishtajat dhe perimet (fasulja, bizelet, thjerrëzat, soja), pemët (pemët e thata, si rrushi, kajsitë, kumbullat), pemët e pasura me vitaminë C (portokajtë, dredhëzat, grejpfruti). Arrat po ashtu janë burim i mirë i hekurit. 


(Kosova Sot Online)